Hajdar Beqa: Të burgosurit që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë, as haxhi

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka pasur disa pyetje për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Komisionin për Legjislacion.
Ai nuk u nda fort i kënaqur me përgjigjet e ministres, duke shprehur shqetësimin për personat të cilët Danimarka do t’i sjellë në 300 qelitë e burgut të Gjilanit që i ka marrë me qira. Beqa tha se ata “s’janë as hoxhë, as haxhi”.
“Qysh p’e shoh unë që as vetë ministrja nuk ka shumë informacione për këtë marrëveshje. Është mire me tërheq deklaratën për përfitime ekonomike, sepse këta që vijnë nga Danimarka s’janë as hoxhë as haxhi”, tha Beqa.