75 Mall Live Search
23:06 / E Enjte, 02 Tetor 2025 / H F

Hajdari: Besimi i Vasilevës tek PDK-ja, qytetari në qendër, zgjidhjet në dorë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka deklaruar se entuziazmi dhe energjia e qytetarëve të Vasilevës janë dëshmi se ndryshimi është i pashmangshëm.

“Komuna jonë ka pritur gjatë për një qeverisje që qytetarit i jep prioritet e problemeve zgjidhje. Kjo pritje do të marrë fund më 12 tetor. Qytetari i beson PDK-së, PDK-ja i beson qytetarit. Bashkë bëhen zgjidhjet adekuate, gjithmonë bashkë, gjithmonë drejt”, theksoi Hajdari.

Ai shtoi se besimi i qytetarëve është garancia më e fortë se Drenasi po ecën drejt një kapitulli të ri të zhvillimit dhe dinjitetit.

#mamireperDrenasin #PDK191