75 Mall Live Search
19:14 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Hajdari falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e Hagës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka shprehur mirënjohjen e tij për qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për të marrë pjesë në protestën e mbajtur në Hagë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Me shpirtin kreativ, masivitetin, muzikën e thirrjet, e keni shndërruar këtë protestë në një festë të vërtetë patriotizmi e qytetarie”, ka shkruar Hajdari

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, bashkëqytetarë e bashkëpatriotë,

Ju falenderoj nga zemra për këtë përgjigje masive ndaj thirrjes për protestë në Hagë. Me shpirtin kreativ, masivitetin, muzikën e thirrjet, e keni shndërruar këtë protestë në një festë të vërtetë patriotizmi e qytetarie.

Ju falemnderit secilit një nga një. Uroj t’ju takoj prapë për ta festuar lirimin e çlirimtarëve në Kosovë.

I juaji,

Petrit E. Hajdari