75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

Hajdari i kundërpërgjigjet Xhakës: Është mendimi i tij, i uroj suksese

Në këto momente është duke u mbajtur konferenca për shtyp para ndeshjes Kosovë-Zvicër.

Krah trajneri Foda, është edhe mbrojtësi i Hoffenheimit, Albian Hajdari.

Ai u pyet rreth një deklarate që Granit Xhaka e dha për të dhe Avdullahun, duke thënë se nuk u treguan të durueshëm për ta pritur Zvicrën.

“E kemi marrë vendimin për Kosovën. Çka thonë të tjerët, e kanë mendimin e tyre. Jam në rregull me Granitin, është mendim i tij. I uroj suksese”, u shpreh Hajdari./IndeksOnline/