Hajdari kërkon të votohet Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore

Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e seancës plenare në të cilën në rend dite janë shqyrtimi i dy projektligjeve, ai për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg si dhe për mbështetjen e punëve publike.
Ministrja Rozeta Hajdari, ka arsyetuar projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Ajo tha se ky ligj do të aplikohet në rastet kur do të kemi destabilizim të çmimeve në treg.
“Ky ligj sot të zbatohet ndaj autoriteteve dhe operatorëve ekonomik që tregtojnë produktet ekonomike dhe ka efekt nëse kemi mungesë të produkteve. Ky projektligje ka paraparë masa mbrojtëse në raste të veçanta, mbikëqyrjen dhe sanksionet. Produktet janë: drithërat, gruri, buka, orizi, vaji ushqimor, luledielli, qumështi, vezë, sheqeri, produktet higjienës dhe druri”, tha ajo.
Sipas saj ka shtete të rajonit, që kanë miratuar këtë lloj të ligjit, si është edhe Shqipëria që ka bërë ligj për disa produkte.