75 Mall Live Search
21:40 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / F.R

Hajdari: Likoshani dhe Drenas 4 dëshmojnë se ndryshimi është i pashmangshëm

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke marrë mbështetje të fuqishme në Likoshan dhe në lagjen Drenas 4.

“Qytetarët e Likoshanit na u bashkuan në thirrjen për progres siç i bashkoheshin thirrjeve për liri. Ky vend i madh për historinë e Drenasit dhe të Kosovës, po bëhet prapë themel shprese e ndryshimi. Mbështetjen do ta kthejmë në shërbim”, tha Hajdari.

Ndërsa gjatë takimit me familjen Mehani dhe qytetarët e Drenas 4, ai theksoi rëndësinë e mikpritjes dhe besimit të ndërsjellë:

“Sonte u pritëm me shumë ngrohtësi e respekt në familjen Mehani. Bashkë me qytetarët e kësaj ane ndamë ide, vizion dhe besimin se Drenasi ka nevojë për një drejtim të ri. Me numrin 191, bashkë po e hapim kapitullin e fitores për Drenasin.”