75 Mall Live Search
12:17 / E Diele, 28 Shtator 2025 / Burim

Hajdari: Llapushniku e Arllati, zemra që rrahin fort për PDK-në

Në Llapushnik dhe Arllat, PDK dëshmoi sërish forcën e saj të pathyeshme. Dy prej zemrave të Drenasit u ngritën fuqishëm në mbështetje të PDK-së dhe kandidatit për kryetar, Petrit Hajdari.

Në Llapushnik, në prani të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, qytetarët treguan se besimi i tyre i palëkundur në PDK është rruga e vetme për zhvillim dhe dinjitet. Jehona e Llapushnikut u bë mesazh i qartë: historia e Kosovës dhe Drenasit është ndërtuar me PDK, dhe e ardhmja e saj do të shkruhet po me PDK.

Ndërsa në Arllat, masiviteti i qytetarëve ishte thirrja më e fortë për ndryshim dhe shpresë. Besimi i dhënë është amanet i shenjtë – një amanet që Petrit Hajdari dhe PDK e marrin me përulësi e vendosmëri, për ta kthyer në punë, zhvillim dhe shërbim për çdo familje.

Llapushniku dhe Arllati, sot e konfirmuan: 12 tetori është dita e fitores, dita kur nis epoka e re për Drenasin.

#mamireperDrenasin #PDK191

Petrit Hajdari