75 Mall Live Search
17:35 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Hajdari njofton për ndryshim dhe plotësimin e Urdhëresës për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë pandemisë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari ka ndërmarrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës së 23 marsit për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Ndër të tjerash në këtë Urdhëresë thuhet se ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u shtua se në ndërtimet e ndaluara përfshihet edhe devijimet e rrjedhave ujore, e ndërtime tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me burimet ujore dhe natyrore e në pellgjet lumore.