75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / S Z

Hajdari për rezervat shtetërore: Çdo pretendim i Prokurorisë se vendimi ishte i kundërligjshëm nuk qëndron, është tendencë politike ndaj qeverisë Kurti

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në lidhje me skandalin me rezervat shtetërore, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është arsyetuar në lidhje me këtë.

Hajdari ka thënë se çdo pretenim i Prokurorisë se vendimi ishte i kundërligjshëm nuk qëndron dhe se është tendencë politike ndaj qeverisë Kurti

“Çdo pretendim i prokurorisë që vendimi është i kundërligjshëm nuk qendroion dhe vetëm se afirmon tendencen politike të kësaj prokurorie  speciale ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim  tjetër është vetëm pohim në dobi politike që është plotësisht i palejueshëm e  e i pamoralshëm, marrë parasysh situatën në të cilen gjendeshim gjatë muajit shkurt- mars 2022. Të ashtëquajtura prova të Prokuroriosë Speciale janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhërin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.

Ajo ka thënë se gjithë kjo ndodhi luftanë Ukrainë.

“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore ku PSRK pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave. Kështu në 2021 ministria e MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh

Ajo këtu përmend tri procedurat për tenderim.

“PSRK pretendon se unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë dhe kam dëmtuar vendin 3 milionë euro. Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat për rezervat, ku një ka përfunduar me sukses, ndërsa dy kanë dështuar për shkak të mos-ofertimit. Mosblerja e mallrave është e dëshmuar, por këto fakte, PSRK nuk i ka marrë për bazë. Ju rikujtoj se me shpërthimin e luftës në Ukrainë, periudha shkurt–mars 2022 ishte ndër më sfidueset. Sipas saj, pati fluturime në të gjithë zinxhirin global të furnizimit. Në javët e para të luftës, jo vetëm Ukraina, por edhe shumë vende tjera filluan me ndalimin e eksporteve. Kjo vërtetohet edhe nga raportet e ndryshme ndërkombëtare, ku shihet se vendet kanë ndaluar eksportet”, tha ajo.

Ajo ka arsyetuar veprimin rreth rezervave me ‘ruajtjen e sigurisë kombëtare’.

“Çdo situatë krize, konflikt ushtarak, fatkeqësi natyrore, apo ndërprerje e furnizimit, shteti duhet të garantojë qasje në ushqim që mban gjallë familjet. Pa furnizim të këtyrë produkteve, krijohet pasiguri sociale, panik, rritje e çmimeve, destabilzim ekonomik dhe politik. Siguria kombëtare ishte në rrezik, duhej veprim i menjëhershëm i institucioneve tona. Por, MINT në periudhën shkurt-mars, Departamenti në kuadër të MINT, nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se “Rritja e çmimit të drithërave na tregoi se çdo zvarritje bëhet barrë për institucionet. Sigurimi i produkteve bazë është i rëndësishëm për shtetin”.

Hjadari ka përmendur edhe historikun se si i paditën dy policët hetues të cilët morën dokumentacionin në zyrat e MINT, e që sipas saj kjo ndodhi jashtëligjshëm dhe pa ndonjë certifikatë të sigurisë.

“Të gjeturat e ashtqutjra prova janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e Prokurorit Valdet Gashi i cili i ka dërguar në MINT pa certifikatë të sigurisë, kjo ndodhi me 1 gusht të 2023 ku dy policë hetues pa certifikatë të sigurisë, pra pa leje për asnjë në këto dokumente të klasifikuar sekret ka marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervës shtetërore të mallrave në kuadër të MINT duke u thirrë në autorizimin e prokurorit e PRKS-së Valdet Gashi. Ne nga MINT kemi denoncuar hetuesit në IPK, dhe IPK ka hasur hetim dhe ka konstatuar shkeljen ligjore me veprimin e policëve hetues duke konfirmuar se dy policët hetues nuk ishin të pajisur me certifikim e sigurisë së nivelit sekret. Në këtë raport të IPK i është kërkuar U.D të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale që ta udhëzojë inspektoratin policor për veprime të mëtejme. Pro kjo çështje është mbyllur nga vet prokurori Valdet Gashi…ne si MINT kemi dëshmi që e vërteton se me të pranuar raportin e IPK, prokurori Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund ta trajtojë lëndën pasi që vet kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin. Dhe sic e theksova më vonë me 8 nëntor 2023, vet ky prokuror Gashi, edhe pse vet tha se ishte në konflikt interesi ka përpiluar raportin për mbylljen e rastit duke liruar policët”, tha ajo.