75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 23 Mars 2021 / AR

Hajdari: Po vazhdojmë në rrugën e drejtë “Arbënor e Astrit Dehari”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka kujtuar aktivistët e ndjerë të VV-së, Arbënor dhe Astrin Deharin, shkruan Indeksonline.

Ajo tha se po vazhdojmë në rrugën e drejtë “Arbënor e Astrit Dehari” pranë MINT-së.

“Po vazhdojmë në rrugën e drejtë ‘Arbnor e Astrit Dehari’ pranë Ministrisë së Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë – MINT. Sakrifica dhe aspiratat e të gjithë atyre që u sakrifikuan për liri e shtetndërtim, janë udhërrëfyes për qeverisjen tonë. #QeveriaKurti2”.