Hajdari: Respekti për personat me shikim të dobësuar është detyrim, jo mëshirë

Në kuadër të takimeve me kategori të ndryshme shoqërore, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, u takua me anëtarët nga Drenasi të Shoqatës Ndërkomunale të të Verbërve në Prishtinë — një takim i ngrohtë e frytdhënës që vuri në pah sfidat dhe nevojat e kësaj kategorie të veçantë shoqërore.
Kjo shoqatë ndërkomunale ka 50 anëtarë nga komuna e Drenasit, të cilët përballen çdo ditë me mungesë mbështetjeje institucionale. Hajdari theksoi se kjo duhet të ndryshojë me një qasje të re e të përgjegjshme.
“Ofrimi i kushteve për pjesëmarrje në jetën aktive të qytetit nuk është mëshirë, por obligim institucional. Qytetari, pavarësisht nga cila kategori vjen apo çfarë sfidash ka, është mbi të gjitha dhe në qendër të çdo përpjekjeje për ne”, u shpreh ai.
Hajdari shtoi se synimi i tij është ta bëjë Drenasin qytet të barazisë qytetare, të qasjes së lehtësuar dhe të respektit për të gjithë. #mamireperDrenasin #mamirepertegjithe #PDK191 Petrit Hajdari