75 Mall Live Search
14:41 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Hajdari: Sot është dita kur demokracia merr kuptim – votoni për të ardhmen tonë të përbashkët

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka ushtruar sot të drejtën e votës bashkë me familjen e tij.

Në një deklaratë pas votimit, Hajdari theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në këtë ditë vendimtare për të ardhmen e Drenasit.

“Unë dhe familja ime e kryem obligimin tonë qytetar për t’i dhënë zë të ardhmes sonë. Sot është dita kur demokracia merr kuptim. Votoni të gjithë, ashtuqë të vendosim për të ardhmen bashkërisht,” – u shpreh Hajdari.

Ai ftoi qytetarët që të dalin masivisht në votime, duke e cilësuar këtë ditë si moment të unitetit dhe përgjegjësisë qytetare për një Drenas më të mirë.