14:53 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Hajdari: Tribunali i Hagës s’po bashkëpunon për krimet e luftës

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) ka organizuar panelin e diskutimit më temë: “Krimet e luftës-sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”

Prokurorja dhe udhëheqësja e Departamentit për Krime Lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari, ka thënë se është i vështirë bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës për të siguruar dëshmi për krimet e luftës në Kosovë.

“Grumbullimi i gjërave materiale është i komplikuar se shumë herë hasim në informata se viktimat janë eksponuar dhe ndaj tyre janë kryer dhe obduksion, kemi informata se ato raporte të obduksionit i ka marrë Tribunali i Hagës. Pyetja është se si t’i marrim ato raporte nga Haga. Problem më i madh është bashkëpunimi me Hagën dhe unë kam menduar se nuk do të kemi probleme, por që kemi hasur në problem me Hagën se zyrtrët e saj kanë thënë se Haga është themeluar në bazë të vendimit në kohën e ish-Jugosllavisë dhe kjo e fundit ka qenë pjesë e OKB-së, ndërsa, Kosova nuk është pjesë e OKB-së. Por bashkëpunimi me Serbinë nuk ekziston me ta”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë se Tribunali i Hagës ka qenë i informuar se krimet kanë ndodhur brenda territorit të Republikës së Kosovës.

“Sa i përket Tribunalit të Hagës përgjigja ime ka qenë se Haga ka qenë e informuar se krimet kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës dhe kujt i konvenon dhe e them se kjo i konvenon kriminelëve serbë, që të mbyllet procesi pa ndëshkime”, ka thënë ajo