Hajdari: UÇK-ja në ballë të betejës së re: Dikur për liri, sot për prosperitet

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka zhvilluar një takim të veçantë me veteranët, invalidët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, ku theksoi se Drenasi nuk mund të ndërtojë të ardhmen pa e pasur në themel sakrificën e UÇK-së.
“Drenasi i ka dhënë aq shumë Kosovës, saqë kushdo që mendon për të ardhmen e kësaj komune, duhet domosdo t’i ketë parasysh kategoritë e dala nga lufta. Zemra më bëhet mal kur e shoh që thirrjes sonë për ta bërë Drenasin më mirë me PDK-në, iu përgjigjën njerëzit që i bashkon një gjë: UÇK-ja e lavdishme, lufta dhe sakrifica”, tha Hajdari.
Ai shtoi se veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve mbeten shembulli më i pastër i patriotizmit, duke kërkuar gjithmonë më shumë për vendin sesa për veten.
“Ju faleminderit për shërbimin, ashtu siç SHBA-të u përgjigjen çlirimtarëve të vet. Amaneti i dëshmorëve do të realizohet duke ju bërë të ndiheni krenarë në Drenasin tuaj e tonin”, u shpreh kandidati i PDK-së.
Hajdari e përmbylli me mesazhin se patriotizmi i sotëm është që sakrifica e djeshme të kthehet në dinjitet, zhvillim e prosperitet për qytetarët.
#mamireperDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari