Hajdari: Veç PDK-ja e çon në këmbë Komoranin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit E. Hajdari, u shpreh se Komorani ka vulosur mbështetjen për PDK-në, duke e quajtur këtë zë qytetar si fuqinë më të madhe të fushatës.
“Veç PDK-ja e çon në këmbë Komoranin dhe veç qytetari e çon në këmbë PDK-në. Klithmat janë të parëndësishme. Veç zëri i qytetarit po dëgjohet në Komoran, e ai është për PDK-në”, tha Hajdari.
Ai theksoi se bashkë me qytetarët do të ndërtohet Drenasi i së ardhmes dhe se 12 tetori do të jetë vetëm formalizimi i kësaj mbështetjeje.
#mamireperDrenasin #MePetritHajdariPDK19