75 Mall Live Search
21:15 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / F.R

Hajdari: Vërbovci u përcaktua për PDK-në

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari, ka deklaruar se fshati Vërbovc i ka dhënë mbështetje të plotë partisë së tij.

“Vërbovci u përcaktua: PDK është thirrja e të gjithëve. Në takim me qytetarët e Vërbovcit e vulosëm edhe njëherë fitoren e madhe të PDK-së”, tha Hajdari.

Ai shtoi se kudo qytetarët po i përgjigjen thirrjes së PDK-së, pasi sipas tij, kjo parti merret çdo ditë me problemet dhe nevojat e tyre reale. Hajdari u shpreh i bindur se 12 tetori do të jetë vetëm realizimi formal i kësaj mbështetjeje masive.