75 Mall Live Search
10:30 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Hajdari voton: Pak minuta për të dhënë votën, janë shumë për të ardhmen

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari ka votuar në shkollën fillore “Rilindja”, në Dobroshec.

Në një prononcim për media, Hajdari tha se janë pak minuta rreth procesit të votimit, megjithëse sipas tij, ata minuta thonë shumë për katër vitet e ardhshme.

“Qytetarët po përgjigjen jashtëzakonisht mirë, edhe ne dolëm, votuam. Janë pak minuta për të dhënë votën tonë, por janë shumë për të ardhmen”, tha Hajdari.

Ndër të tjera, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të dalin dhe të votojnë.