75 Mall Live Search
17:56 / E Shtunë, 16 Mars 2024 / MSH

“Hajde djali jem”/ Istogasit vazhdojnë garat “kokë-me-kokë” të qenve (video)

Një aktivitet i pazakonshëm është duke u zhvilluar për një kohë të gjatë në Saradran të Istogut.

Indeksonline raporton se banorë të këtij fshati shpesh i vendosin kafshët në “luftë” kokë me kokë.

Në videon e siguruar nga Indeksonline shihet se disa banorë i kanë vënë në sherr dy qentë e tyre, teksa i motivojnë të rrëzojnë njëri-tjetrin.

Ky fenomen është i pranishë në shoqërinë tonë që nga paslufta, teksa burime të Indeksonline pohojnë se nga ky fshat nganjëherë ka pasur edhe ngatërresa dhe konflikte pikërisht për shkak të garave me qentë.

Më poshtë video që s’do koment:

“Kacafytja” e qenve ne Istog
byu/RentBusiness4144 inmedia