75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 24 Mars 2025 / S Z

“Hajde se lekë, lekë është”, Luana mori ofertë të majme për të moderuar “Ferma Vip”-in

Pas muajsh spekulimesh, tashmë është zyrtare: Luana Vjollca do të moderojë spektaklin e shumëpritur “Ferma VIP”.

Në promon epike të spektaklit, Luana shfaqet duke ecur mes fermës, kur papritur shkel një bajgë, një moment që shoqërohet me mesazhin “Hajd se lekë, lekë është”, duke lënë të kuptohet se oferta ishte thjesht shumë e majme, shkruan Indeksonline.

“Ferma VIP” pritet të sjellë surpriza të shumta, intriga dhe sfida të vërteta mes personazheve më të njohur të showbiz-it shqiptar. Me Luanën në krye, gara do të jetë edhe më e nxehtë.

A jeni gati për spektaklin më të bujshëm të vitit?/Indeksonline/