22:21 / E Diele, 16 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hajde t’pimë! Ni dolli për fatin tim..

Hajde t’pimë!
Ni dolli për fatin tim
Për dorën tande që ledhaton sytë e mi
Për tonën dashuri!

Gzuar!
Në ktë nat’ pa yje
Për herën e fundit
Për tandin shikim që më ndjek si hije!

Ma mbush dhe nji
Le t’dehem veç edhe sonte
Godit e më vrit me puthje
Të jetoj e të vdes duke t’dashur ty

Ta harrojmë botën
Ta ndalim kohën
Ta braktisim fajin
Deri në pikën e fundit të pimë!

Për mu, ty dhe ÇMENDURINË!