Hajdin Salihu bëhet lojtar i Lokomotivës së Zagrebit, pritet të shkëlqej në Kroaci

Pas një gjysmë sezoni huazim, Hajdin Salihu me cilësitë e tij ua ka mbushur menden drejtuesve të Lokomotivës së Zagrebit që ta blejnë komplet kartonin e tij.
Llapjani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën nga kryeqyteti kroat, shkruan Indeksonline.
I rritur te shkolla e futbollit Kurda dhe i zhvilluar te FC Llapi, Salihu tashmë do të luaj në ligën më të fortë ballkanike.

Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e grupmoshave të Lokomotivës por edhe të ekipit të parë.
19 vjeçari ka luajtur te Llapi në Superligë ku ka rënë edhe në sy të drejtuesve të skuadrës kroate.

Hajdin Salihu ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Kombëtarës së Kosovës dhe së fundmi ka vendosur që ta përfaqësoj Shqipërinë në garat ndërkombëtare.
Potenciali i tij i jashtëzakonshëm në vijën e fundit bëjnë që Salihu të jetë shumë premtues që së shpejti ta shohim në ligat më të forta evropiane. /IndeksOnline/
