Hajdini i LDK-së, Muratit të VV-së: Ngrite zanin e bërtit sa të duash Hekuran, por qytetari nuk po e pret këtë

Deputeti i LDK-së Shkelzen Hajdini, ka qenë i ashpër ndaj deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, i cili kritikoj qeverinë Hoti, në lidhje me mungesën e aftësisë për të menaxhuar situatën me Covid, dhe ndihmesat e pakta që kjo qeveri i ka dhënë për qytetarin kosovar. E tërë kjo siç tha Murati, u bë vetëm për të mos e larguar nga pozita një ministër, duke iu referuar ministri Armend Zemaj, raporton IndeksOnline.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputeti të LDK-së, Shkelzen Hajdini, i cili tha se Vetëvendosje nuk e kishte votuar rishikimin e projektbuxhetit të Kosovës, pikërisht në mes të pandemisë.
Ai ka thënë se opozita po bllokon shtetin duke mos i mbështetur asnjë ligj dhe asnjë nismë të saj.
Ai ka thënë se në këtë mënyrë opozita po përpiqet të manipuloj me qytetarët, duke mos votuar.