75 Mall Live Search
12:44 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hajduku i Splitit zgjedh presidentin me prejardhje nga Kosova

Jasmin Huljaj është zgjedhur president i ri i klubit kroat Hajduk Split.

Huljaj kështu bëhet presidenti i tetë i Hajdukut në dhjetë vitet e fundit, një emër jo aq i njohur në botën e futbollit , pasiqë shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në industrinë farmaceutike.

Në 20 vitet e fundit ai ka qenë i angazhuar në laboratorin Jadran-Galenski, duke qenë shef i kompanisë për tre vite.

Më shumë se 20 vite më parë, ai ka qenë i angazhuar në shitje dhe marketing.

Jamsin ka lindur në fshatin Trstenik të Rijekës, ndërsa babai i tij vjen nga Kosova. /IndeksOnline/