Hajduta të marrë, tre maqedonë grabitin postën dhe pozojnë në rrjetet sociale
Tre maqedonë kanë plaçkitur një postë në fshatin Voderady në Sllovaki duke vjedhur shuma të mëddha parash.
Slavcko (28), Kristijan (24) dhe Goran (42) kanë treguar se janë hajdutë amaterë dhe të marrë, shkruan Indeksonline.
Pasi kanë vjedhur paratë, ata kanë publikuar fotografit me të holla në rrjetet sociale duke ua bërë të lehtë policisë verifikimin e tyre.
Një nga tre hajdutët është arrestuar ndërsa shpejt pritet arrestimi edhe i dy të arratisurve të tjerë./Indeksonline/