Hajdutë xhepash, mediat greke publikojnë fotot e shqiptarëve të arrestuar

19 persona janë arrestuar nga policia greke, shumica e të cilëve janë shqiptarë. Mësohet se shqiptarët kryenin vjedhje në mjetet e transportit publik. Arrestimet u kryen gjatë një operacioni nga policia e Athinës.
Sipas raportimeve, në tetorin e 2021, të akuzuarit për vjedhje kishin krijuar një organizatë kriminale për të grabitur qytetarët që përdornin transportin publik në Athinë.










