18:36 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Hajdutët e 11 grabitjeve u kapën në Shkodër

Gjykata e Shkodrës la në burg grupin e hajduteve, të cilët ishin kthyer në makth për banorët e kryeqendrës së veriut.

Esmir Demaj, Altin Billa dhe Gentian Dibra kanë thyer të paktën 11 banesa në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe në një periudhë prej katër muajsh.

Policia i arrestoi ata dy ditë më parë në operacionin e koduar, “Broken House”.

Sipas organit të akuzës, ka prova shkencore të dokumentuara se tre personat në fjalë kanë kryer në bashkëpunim 11 vjedhje banesash./tch