75 Mall Live Search
12:13 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Hajdutët i hyjnë me forcë qytetarit në shtëpi, i vjedhin para e stoli ari

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur mesnatën e së dielës në Ferizaj.

“Viktima mashkull K-Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç ‘rast kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

Ndryshe, njësitë policore kompetente janë në hetim të rastit./Indeksonline/