75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Hajdutët në Dobërdol vodhën edhe ari, pos që shtinë drejt zyrtarëve policorë

Hajnat kishin shtënë me armë zjarri sot në drejtim të zyrtarëve të policorë në fshatin Dobërdol të Podujevës, teksa ishin duke ikur pasi kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi.

Ekipi i Klan Kosovës sot ishte në objektin e banimit ku ka ndodhur ngjarja, por se kryefamiljari nuk kishte pranuar të fliste.

Nëpërmjet burimeve është mësuar se familjarët nuk ishin në shtëpi, ata hajdutët i kishin parë nëpërmjet telefonit, pasi kishin kamera të sigurisë.

Menjëherë, ata e kishin telefonuar policinë, të cilët dolën në vendin e ngjarjes. Të shtënat me armë ndodhën jashtë rrethojës së shtëpisë, hajdutët kishin filluar të iknin arave kur policia kishte tentuar t’i arrestonte, dhe më pas kishin shtënë.

Nga ky rast, asnjë person nuk është lënduar dhe nuk ka dëme materiale, pos që është vjedhur ari dhe një gjë me vlerë për familjen.

Deri tani nuk është asnjë person i arrestuar.