75 Mall Live Search
11:02 / E Martë, 28 Janar 2025 / L A

Hajdutët tentojnë të vjedhin shtëpinë e lojtarit të La Ligës

Një ngjarje jo e mirë i ndodhi lojtarit të La Ligës.

Disa hajdutë kishin tentuar të grabisin shtëpinë e lojtarit të Athletic Bilbaos, Alex Berenguer, në një qytet afër Bilbaos.

Hajdutët madje kishin drejtuar edhe armën drejt Berenguerit dhe gruas së tij.

Futbollisti 29-vjeçar thuhet se ka shmangur grabitësit e veshur me kapuç duke arritur të mbyllë një derë xhami, duke i penguar ata të hyjnë në shtëpi.

Përpjekja për grabitje mori fund, me Berenguer që kishte mundur të njoftonte policinë gjatë sulmit, me policinë spanjolle që ka nisur një hetim pas tentativës së grabitjes, ku hajdutët janë larguar nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/