75 Mall Live Search
22:15 / E Diele, 30 Gusht 2020 / indeksADMonline

Hajdutët vjedhin shtëpinë e kryetarit të AKK-së, ai tregon dëmet që ia shkaktuan

Valon Prestreshi, Kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.

Ai madje edhe ka publikuar disa imazhe se në çfarë gjendje e kanë lënë shtëpinë hajdutët pas vjedhjes.

” Sot, më paskan hi hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lloptop, dhe 2 karikator të armës.

Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipen e forenzikës.

Një falenderim të veçant për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale”, shkruan ai./Indeksonline