10:15 / E Hënë, 22 Korrik 2019

Hajdutët vjedhin stoli ari, argjendi e para të gatshme në një shtëpi në Klinë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Klinës.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, teksa ngjarja ka ndodhur dje në orën 01:30 pas mesnatës.

Sipas raportit të policisë, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin : një sasi stoli ari dhe argjendi në para të gatshme si dhe një pistoletë për të cilën ankuesi  posedonte leje.

Teksa rasti është duke u hetuar./Indeksonline/