75 Mall Live Search
10:54 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / SH

Hajdutët vodhën një kasafortë me bizhuteri- vlera 3.2 milionë dollarë

Një ekip i veshur me jelekë ndërtimi me ngjyra neoni vodhi një kasafortë që përmbante bizhuteri me vlerë më shumë se 3.2 milionë dollarë — nga një shtëpi në Queens, New York.

Kjo u arrit pasi ata u futen me forcë nga një derë e pasme, tha policia të martën.

Vjedhja ndodhi, më 16 tetor, pak pas orës 14:00, kur të dyshuarit hynë në shtëpinë në zonën e Jamaica Hills.

Pasi hynë brenda, hajdutët vodhën një kasafortë dhe bizhuteri me vlerë rreth 3.2 milionë dollarë dhe më pas ikën me një Hyundai Elantra blu, tha policia./Indeksonline/