22:27 / E Shtunë, 13 Janar 2018 / indeksADMonline

Hajduti tenton të vjedhë bankomatin me eksploziv, por i dështon plani dhe… (Video)

Hajdutët kanë ide interesante kur vie puna të vjedhin. Ata përdorin metoda dhe mjete të ndryshme për të arritur qëllimet e tyre.

Interesante është ajo e një hajduti që ka tentuar të vidhte një bankomat në Skoci, i cili ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, kur u përpoq që me një mjet shpërthyes të realizojë plaçkitjen.

I dyshuari 51-vjeçar ka mbetur pa vetëdije  teksa shoqëruesi tij është larguar me shpejtësi.

Forcat e rendit po punojnë në identifikimin e bashkëpunëtorit të arratisur.