75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 28 Qershor 2024 / k.v

Hajnat aksidentohen me veturën e vjedhur duke i ikur policisë në Klinë

Njësitet policore pas pranimit të informatës për vjedhje të veturës, gjatë patrullimit kanë hasur në të, të cilën persona të maskuar ia kishin vjedhur viktimës në oborrin e shtëpisë së tij.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 01 e 30 minuta në Klinë, transmeton IndeksOnline.

Pasi njësitet policore i janë vënë në ndjekje, të dyshuarit gjatë ikjes kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur për t’u larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin njësitet policore kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë./IndeksOnline/