08:22 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Hajnat arrijnë të vjedhin filialin në rrugën B, e gjuajnë rojën me armë zjarri

IndeksOnline raportoi më parë se një filial i BKT-së është sulmuar nga disa persona në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, për IndeksOnline ka thënë se dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë  edhe me armë zjarri  në drejtim të një personi (roje).

Ndërsa, nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore.

Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë  edhe me armë zjarri  në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar.

Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, tha ajo./IndeksOnline/