75 Mall Live Search
10:08 / E Martë, 15 Korrik 2025 / S Z

Hajnat brenda një dite kryejnë vjedhje në tri shtëpi në Kosovë

Numri i rasteve të vjedhjeve është shtuar ditëve të fundit. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm dje janë raportuar tri vjedhjeve në raste të ndara në komuna të Kosovës.

Numri i rasteve të vjedhjeve është shtuar ditëve të fundit. Sipas Policisë së Kosovës, vetëm dje janë raportuar tri vjedhjeve në raste të ndara në komuna të Kosovës.

Dy prej këtyre rasteve janë cilësuar si “vjedhje e rëndë”.

Policia tha se në Prizren dje në mëngjes të dyshuarit e panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi me ç’rast kanë kryer veprën e lartcekur. Po ashtu edhe në Rahovec, të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë.

Ndërsa, në Suharekë të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer vjedhjen.

“Prizren / 14.07.2025 – 04:30. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në një shtëpi me ç’rast kanë kryer veprën e lartcekur. Rahovec / 13-14.07.2025 – 23:00-04:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur një kasafortë. Suharekë / 14.07.2025 – 08:11. Raportohet se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të një objekti dhe kanë kryer veprën e lartcekur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, në të tri rastet, janë duke u zhvilluar hetimet.

Të dielën, po ashtu ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë së Kosovës një qytetar i “Lagjes së Doktorëve”, ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.