Hajnat depërtojnë me forcë në një fabrikë në Ferizaj

Një fabrikë ka qenë cak i disa hajnave, në Ferizaj.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:00, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, incidenti është raportuar në stacion nga pronari i fabrikës, i cili deklaroi se persona të panjohur kishin hyrë me forcë në fabrikë.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/