Hajnat depërtojnë me forcë në një lokal në Emshir dhe marrin pazarin ditor (Video)
Një rast vjedhjeje është regjistruar në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Emshir.
Sipas pronarit të lokalit, rreth orës 04:40, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke marrë pazarin ditor.
Pronari ka bërë të ditur se rasti është raportuar menjëherë në Polici.
Ai kërkon veprime konkrete dhe hetim të shpejtë nga hetuesit policorë, në mënyrë që të identifikohen dhe arrestohen të dyshuarit.
Policia është duke u marrë me rastin, ndërsa hetimet po vazhdojnë./IndeksOnline/

