Hajnat depërtojnë nga dritarja, vjedhin ari në një shtëpi në Koshare
Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij në fshatin Koshare të Ferizajt duke hapur një dritare.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kanë arritur të depërtojnë brenda dhe të vjedhin stoli ari.
Njësitë përkatëse policore janë duke e hetuar rastin.
“Fsh. Koshare, Ferizaj 27.06.2026 – 17:20. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të dyshuar duke hapur me forcë një dritare, kanë hyr në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari. Njësitë policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

