75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Hajnat dështojnë kësaj radhe në Prizren dhe Vushtrri, i zënë me ‘pelë për dore’

Raportimi për vjedhjet në Republikën e Kosovës janë bërë pothuajse lajme ‘të përditshme’ dhe jo diçka befasuese për publikun.

Një e tillë është tentuar të ndodhë edhe në qytetin e Prizrenit. Mirëpo, kësaj radhe hajnat dështuan ta bëjnë një gjë të tillë, shkruan Indeksonline

Në rrugën “Hoxhë Tasini” një person ka njoftuar organet e sigurisë se dy persona kanë tentuar t’i hapin me forcë derën e shtëpisë.

Ndërsa, policia ka arritur me shpejtësi t’i identifikojë dy të dyshuarit. Njëri është në arrati, kurse tjetri  (i mitur) është identifikua dhe arrestuar, shkruan Indeksonline

Me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes në kohëzgjatje pre 24 orë.

Një rast tjetër ka ndodhur edhe në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Dy ankuesit vëllezër kanë njoftuar  se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur  në tre të dyshuar duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.

Të dyshuarit derisa  po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.

Njëri nga të dyshuarit është ndalur  në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden  në arrati. 
/Indeksonline/

fotoilustrim