Hajnat e detyruan Sterlingun të mos luaj sonte, zbulohet e vërteta e mungesës së tij

Raheem Sterling është detyruar të udhëtoj urgjentisht drejtë Anglisë gjatë ditës së sotme, ku edhe e ka humbur ndeshjen kundër Senegalit.
Sipas “Telgraph” familja e tij ka qenë cak i hajnave derisa lojtari ishte në Katar së bashku me kombëtaren.
Sterling ka vizituar familjen e tij për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull me ta.
Ai do të ribashkohet me kombëtaren e Anglisë nëse gjërat janë në rregull dhe janë kushtet e përshtatshme.
Kujtojmë se Anglia në çerekfinale do të takohet me Francën. /IndeksOnline/