Hajnat e lënë “thatë” motelin dhe restorantin në Ferizaj, vjedhin gjëra në vlerë të 21 mijë eurove

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për vjedhje.
Në Ferizaj, një person ka njoftuar Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë kryer vjedhje të rëndë, në një restorant dhe motelin e tij, transmeton IndeksOnline.
“Fshati Burrnik, Ferizaj 17.11.2020 – 14:30. Ankuesi m/k ka informuar se persona të panjohur në restorantin dhe motelin e tij kanë vjedhur kuzhinën me pajisje me vlerë rreth 15.000 euro, radiatorë me vlerë rreth 2.000 euro, disa pajisje sanitare me vlerë 1.500 euro, dy dyer dhe një rrethojë hekuri me vlerë rreth 1.000 euro, pesë frigoriferë me vlerë 1.500 euro dhe janë dëmtuar disa dhoma të motelit me vlerë rreth 500 euro”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/