Hajnat e pësuan keq, Policia jep detaje për rrahjen në Prizren

Gjatë ditës së sotme ka ndodhur një rrahje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, e për të cilë ka raportuar edhe IndeksOnline.
Si pasojë e kësaj përleshje dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Detaje në lidhje me këtë rast ka dhënë për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
“Policia ka pranuar për një rrahje në lagjen Ortakoll. Menjëherë njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Në konsulltim me prokurorin janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Janë realizuar bastisje në disa lokacione të ndryshme. Në njërin lokacion kemi arritur ta kapim njërin që dyshohet se ka qenë i përfshirë në rast”, tha Gashi.
Gashi deklaroi se personat e sulmuar janë të njohur për policinë për vjedhje të rëndë.
“Personat e sulmuar janë të njohur për policinë për vjedhje të rëndë. Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje tek të dyshuarit. Policia po bën të gjitha veprimet për kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në rast”, theksoi Gashi.