11:45 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

“Hajnat e shpejtë” për 30 sekonda grabisin sende me vlerë mijëra euro!

Dy persona kanë mundur që për 30 sekonda të grabisin një argjendari.

Mësohet se sendet e grabitura kapnin vlerën prej 200 mijë dollarë.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin e ngjarjes, ku dy grabitësit shfaqen si dy klient të zakonshëm, por njëri prej tyre mban në çantë një çekiç.

Duke përdorur çekiçin njëri prej autorëve të grabitjes thyen xhamin e banakut, ndërsa tjetri mbush çantën me unaza dhe largohen.

Ngjarja ka ndodhur në Georgia të SHBA-ve, dyshohet se dy grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Mitsubishi të zi.