75 Mall Live Search
12:05 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / k.v

Hajnat futen me forcë në një shtëpi, në Lloshkobare, vjedhin stoli ari dhe para

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Ferizajit.

Sipas policisë, ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në fshatin Loshkobare, disa të panjohur i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Polica e Kosovës thotë se rasti i cili dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë rreth orës 23.00, është duke u hetuar nga njësitë relevante.