75 Mall Live Search
11:06 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / B O

Hajnat futen në ambientet e klubit sportiv kosovar, vjedhin pajisje të ndryshme

Dje, klubi i tenisit Diellix ka qenë cak i hajnave të cilët kanë arritur të futen në terrenet e tenisit në Taukbashqe dhe të shkaktojnë dëmë të konsideruar për klubin.

Hajnat kanë arritur që brenda fushës te pjesa e deposë së rekuizitave të tenisit të vjedhin 15 reketa dhe topa të tenisit të gjitha këto që ishin në dispozicion të shkollës së tenisit për kategoritë e reja.

Gjithashtu, është dëmtuar njëra shtyllë e rrjetës së tenisit, duke pamundësuar zhvillimin e lojës në atë fushë.

Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa janë ndërmarr menjëherë masa që ky rast të mos ndikojë në procesin e ushtrimeve./Indeksonline/