Hajnat futen në dy xhami në Lipjan, vjedhin arkat e bamirësisë
Dy raste të ngjashme të vjedhjes së rëndë janë raportuar të dielën në Komunën e Lipjanit, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, persona të panjohur dyshohet se kanë depërtuar me forcë brenda dy xhamive në lokacione të ndryshme në Lipjan, prej nga kanë vjedhur arkat e bamirësisë me një shumë parash të gatshme.
Të dy rastet janë iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet përkatëse policore.
Policia ka bërë të ditur se rastet janë në procedurë hetimore dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve./IndeksOnline/

