Hajnat futen në një shtëpi, vjedhin një pistoletë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Sllatinë e Epërme, komuna e Vitisë. Sipas informacioneve zyrtare, gjatë datave 21-25 dhjetor 2024, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një shtëpi private dhe kanë vjedhur një pistoletë.
Burimet policore konfirmojnë se arma në fjalë kishte një leje të skaduar, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.
Hetimet janë në vazhdim dhe autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.