09:23 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / k.v

Hajnat futën në poligon të armëve

Një person ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe pasi i kanë marrë një pushkë ajrore dhe tri pistoleta, gjatë daljes ato i kanë lënë përpara poligonit.

Sipas policisë vjedhja e rëndë në tentativë ka ndodhur në një objekt afarist në rrugën Prishtinë-Ferizaj, të mërkurën në mëngjes.

Ankuesi për momentit nuk ka njohuri se a është vjedhur diçka nga objekti. Rasti mbetet nën hetime./IndeksOnline/