Hajnat futen në shtëpi, takojnë pronarin dhe gjuajnë me armë

Një person ka raportuar në polici se dy persona të panjohur e të maskuar, njëri prej tyre i armatosur, i kishin hyrë në shtëpi dhe kishin tentuar të vidhnin gjëra të ndryshme, transmeton IndeksOnline.
Në momentin kur të dyshuarit ishin takuar me viktimën, njëri prej tyre kishte shtënë dy herë me armë zjarri e më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë në drejtim të panjohur.
Sipas policisë, vjedhja në tentativë është regjistruar të dielën në orën 00 e 30 minuta.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat po merren me rastin.
Nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./IndeksOnline/